Analisti Lorenc Vangjeli, njëherazi këshilltar i kryetarit në detyrë të Kuvendit, Ilir Meta është shprehur sot se nëqoftëse zgjedhjet realizohen pa opozitën, vendi mund të shkojë deri në destabilitet.

Këtë deklaratë, Vangjeli e bëri në emisionin “Opinion”, ndërsa shtoi se zgjedhje pa opozitën nuk ofrojnë zgjidhje për vendin.

Ai theksoi se hyhet në një spirale të paqartë që me shumë gjasa mund të shkojë deri në destabilitet.

Sipas tij, provat janë të qarta, një vend si Shqipëria që ende nuk ka krijuar institucione por që varet nga humori i disa individëve e ka shumë të lehtë të destabilizohet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: