TIRANË

Gazetarja Mira Kazhani e pranishme në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në News 24 teksa foli për përplasjet mes institucioneve në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese nuk harroi të shigjetonte as politikën shqiptare.

Ajo tha se edhe pse politikanët mbahen me taksat e popullit, ata nuk punojnë për konsolidimin e shtetit. Sipas saj, politika ka zgjedhur të bëjë batuta duke harruar çështjet kryesore, që janë në interes kombëtar.

“Këta paguhen me taksat tona, sepse duhet të vendosin shtetin të parin. Unë kam pritur që Meta të mos bëj letra me Edi Ramën, por të takohen dhe të bëjnë gjëra për shtetit. Këta njerëz bëjnë vetëm batuta. Që nga koha e Moisiut nuk kemi pasur më një tryezë politike. Këtë njerëz nuk takohen për të folur për shtetin, ne i paguajmë që të bëjnë  diçka për shtetin”-tha ajo.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: