TIRANË
Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili deklaroi para parlamentit, ndërkohë që tensionet ishin në kulmin e tyre se kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali “ka deklaruar sot në parlament gjënë më të rëndë në historinë e parlamentit që urdhrat vijnë nga lart”.
Vasili e cilësoi republikë horrash dhe mynxyrë atë që po ndodh.
“Kjo është fytyra e këtyre sot. Të gjithë këta që i komandojnë këta janë për burg. Kjo mynxyrë që ka ndodhur këtu, me ata skizofrenët, me ata me skafandra dhe nuk i dilte njeri për zot se kush i pruri. Këta janë republikë horrash. Këta kanë vetëm iluzion që rrinë këtu. Se populli i fshin këta. Kjo është dita përfundimtare ku arritën këta dhe ku ka të drejtë të arrijë më pas populli. Mbajeni mend këtë ditë”, tha Vasili.