SHKODËR- Dy kandidatët për Shkodrën do të përballen sot në emisionin e gazetares Eni Vasili në News 24.
Keti Bazhdari dhe Voltana Ademi zgjodhën programin e “Studio e Hapurë për të zhvilluar debatin e tyre të parë mbi programin elektoral.
Dy zonjat kandidojnë për një nga bashkitë kryesore të vendit, për Shkodrën, zonë e cila u zgjerua me 10 komuna pas reformës së ndarjes territoriale.
Dy kandidatët do të debatojnë mbi alternativat e zhvillimit të Shkodrës që nga turizmi, agroturizmi e investimet strategjike por edhe mbi punësimin, edukimin dhe mjedisin.
Debati i Shkodrës është pjesë e maratonës elektorale që “Studio e Hapur” po zhvillon nën titullin “Çelësat e bashkisë”.
“Studio e Hapur” do jetë në transmetim çdo ditë në orën 20.30.
(ma.ar/BalkanWeb)