Mëlçia juaj është organi më i madh i brendshëm, i cili kryen më shumë se 500 funksione në trup. Prandaj është me rëndësi jetike që të konsumoni ushqimet e duhura për të mbajtur një mëlçi të shëndetshme.

Përfshirja e këtyre frutave në dietën tuaj mund të ndihmojë në mirëmbajtjen e mëlçisë dhe funksionit të saj.

1. Qitro

Ky frut i hidhur përmban shumë vitaminë C dhe antioksidantë të tjerë që janë të njohur për mbrojtjen e mëlçisë. Këto antioksidantë ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të qelizave.

Një studim japonez i vitit 2004 testoi efektet e lëngut të qitros te minjtë dhe zbuloi se lëngu pengon dëmtimin e ADN-së në mëlçi.

2. Rrushi

Studiesit kanë zbuluar se ekstraktet e rrushit pqrmirësojnë funksionimin e mëlçisë në pacientët që vuajnë nga sëmundje të mëlçisë që nuk lidhen me alkoolin.

Rrushi dhe ekstrakti i farës së rrushit mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet, rritin nivelet antioksiduese dhe luftojnë inflamacionin.

3. Avokado

Avokadot janë të pasura me fibra, të cilat mund të ndihmojnë me kontrollin e peshës. Glutathione, një kompleks i prodhuar nga avokadot, ndihmon në eliminimin e toksinave të dëmshme nga trupi.

4. Arrat

Arrat përmirësojnë nivelet e enzimave të mëlçisë te pacientët e sëmurë.

Një artikull i botuar në Ëorld Journal of Gastroenterology shpjegon se si konsumimi i arrave redukton zhvillimin e sëmundjeve të mëlçisë.

5. Boronica

Këto fruta të vegjël përmbajnë shumë antioksidantë. Antioksidantë janë të domosdoshëm në mbrojtjen e mëlçisë nga dëmtimi.

Një studim i botuar në Gazetën Botërore të Gastroenterologjisë tregon se duke përfshirë boronicat në dietën tuaj, ju mund të ndihmoni në rritjen e enzimave antioksiduese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: