Çdo prind mundohet që ta ushqejë fëmijën në mënyrën më të mirë dhe të shëndetshme, që ai të ketë metabolizëm të fort.
Mirëpo ka shumë faktorë pos gjeneve që ndikojnë në gjatësinë e njeriut, aktiviteti fizik, mënyra e të ushqyerit, përkujdesja e të tjera.
Këto janë disa nga ushqimet që ndikojnë në gjatësinë e fëmijës tuaj.
Vezët: Një tjetër burim i proteinave që duhet ta shtoni në dietën ushqimore është veza. Të bardhat e vezës përmbajnë 100% proteina që ndihmojnë në rritjen e kockave. Ato përmbajnë gjithashtu edhe vitaminën B12.
Produktet e qumështit: Djathi, kosi, qumështi janë disa nga produktet kryesore që mund të kontribuojnë në zgjatjen e trupit. Këto produkte përmbajnë vitaminat A, B, D dhe E, që janë të nevojshme për zhvillimin dhe forcimin e kockave.
Peshku: Mos harroni të shtoni peshkun në dietën ushqimore të fëmijëve, pasi është shumë e rëndësishme në rritjen e tyre. Peshqit si salmoni, sardelet dhe skumbri janë të pasura me vitaminën D që luan rol kyç në zhvillimin e kockave, Vitamina D ndihmon gjithashtu në absorbimin e kalciumit, që ndihmon në forcimin e kockave.
Mishi i pulës: Një tjetër ushqim që ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijëve është mishi i pulës. Albuminat e mishit të pulës ndikojnë ne rritjen dhe zhvillimin e muskujve dhe ndihmojnë për të mbajtur një peshë të shëndetshme të trupit.
(A.A/BalkanWeb)