Raportuesja e posaçme e OKB për Ekzekutimet jashtëgjyqësore, ose arbitrare Agnes Callamard, arriti sot në Turqi për të filluar një ‘hetim ndërkombëtar të pavarur’, për vrasjen e gazetarit Jamar Khashoggi në 2 tetor të 2018 në konsullatën saudite në Stamboll.

E dërguara e Kombeve të Bashkuara, që do të qëndrojë në këtë vend deri të dielën, ka takuar sot në mëngjes në Ankara ministrin e punëve të brendshme turke Mevlut Cavusoglu, që kishte kërkuar një hetim ndërkombëtar të pavarur për të evituar rrezikun e ndërhyrjes nga Riad.

‘Rezultati i hetimeve të Callamard, që ka të bëjë me rrethanat e vrasjes dhe natyrën e shtrirjes së përgjegjësive të Shteteve dhe individëve’, do të paraqitet në qershor në Këshillin e OKB-së për të drejtat e njeriut.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb