Në një takim në samitin e Grupit të 20 vendeve më të Industrializuara që po mbahet në Argjentinë, Presidenti francez, Emmanuel Macron ka nisur mesazhe “shumë të ashpra” ndaj princit saudit për vrasjen e Khashoggit dhe ka përmendur nevojën e gjetjes së një zgjidhjeje politike për situatën në Jemen, ka thënë një zyrtar i presidencës franceze transmeton Reuters.

Macron i tha princit suadit se Evropa do të insistojë që ekspertët ndërkombëtarë të jenë pjesë e hetimit për vrasjen e gazetarit saudit

Khashoggi, kolumnist i gazetës, Washington Post ka qenë besnik i mbretërisë saudite, para se më vonë të kritikonte udhëheqësinë e këtij vendi.

Ai është vrarë përmes një injeksioni vdekjeprurës dhe trupi i tij është shpërbërë nga disa burra sauditë të dërguar nga Mbretëria Saudite në Stamboll. Prokurori publik i Arabisë Saudite ka thënë se princi saudit nuk ka pasur njohuri për operacionin rreth vrasjes së Kashoggit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb