Ministri i jashtëm saudit Adel Al Jubeir, ka siguruar që hetimi për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi do të nxjerrë të vërtetën për atë që ka ndodhur’.
Al Jubeir ka premtuar që ‘ngjarje të tilla nuk do të ndodhin më kurrë’.

Sipas agjentëve turq, Saud Al Qahtani, këshilltari i afërt i princit Mohammed bin Salman, kishte drejtuar operacionin që solli në vrasjen e gazetarit nëpërmjet Skype.

Për inteligjencën turke, presidenti Erdogan ka në dorë regjistrimin, që provon prezencën e tij virtuale të paktën në pjesën fillestare, përpara ndërhyrjes së skuadrës së vdekjes.

Qahtani, përgjegjës për komunikimin në rrjetet sociale të princit trashëgimtar, i ka dhënë urdhër agjentëve: ’Më sillni kokën e qenit’.

Qahtani, që është një ndër pesë funksionarët e lartë zyrtarë i larguar nga Kurora fundjavën e kaluar, si i dyshuari kryesor në vrasjen e reporterit, e ka ofenduar Khashoggi dhe ky i fundit i është kundërpërgjigjur. Pas këtij incidenti Qahtani ka urdhëruar vrasjen e tij.

Burimet saudite e kanë akuzuar Qahtanin, që ai ka çuar përpara, pa asnjë autorizim, planin e rrëmbimit të gazetarit, i cili vdiq më pas nga torturat.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb