Turqia i bëri thirrje Arabisë Saudite të publikojë emrat e të akuzuarve për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, si dhe të shpalosë aktakuzën ndaj tyre, shrkuan rel. “I bëjmë thirrje Arabisë Saudite t’i tregojë botës se kush janë këta persona dhe me çfarë aktakuza po gjykohen” i tha agjencisë Reuters, drejtori për komunikim në presidencën turke, Fahrettin Altun.


Jamal Khashoggi, kolumnist i gazetës Washington Post, i cili ka qenë kritik i familjes mbretërore saudite, është vrarë në muajin tetor, pasi ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll.


Një vlerësim i CIA-s e ka fajësuar princin saudit të kurorës, Mohammed Bin Salman, për urdhërimin e vrasjes. Sauditët kanë akuzuar 11 vetë për rastin, por mohojnë se princi i kurorës është i përfshirë.


BalkanWeb