SHBA

Khloe Kardashian dhe Tristian Thompson ndahen përfundimisht. Historia e tyre e dashurisë është kthyer në lidhjen më të përfolur të vitit.
Pas tradhtisë së bujshme, Khloe e fali partnerin dhe të dy u shkëputën nga familjet për të filluar dhe njëherë nga e para.

Por me sa duket kjo nuk ka funksionuar dhe marrëdhënia e tyre në çift ka përfunduar. Dyshja nuk e ka pranuar ende këtë gjë publikisht, por e përditshmja ‘Cosmopolitan’ shkruan se shkruan se çifti është ndarë përfundimisht.

Që pas qarkullimit të lajmeve të tradhtisë së dytë, Khloe ka filluar të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Gjithashtu këtë periudhë ajo ka bërë edhe statuse në të cilët duket sikur thumbon Tristianin.

Këtë javë u publikua seria e re e “KUWTK” dhe ishte pikërisht pjesa kur u mor vesh se Tristiani kishte tradhtuar prej kohësh Khloen. Në video Khloe shprehet se pas kësaj gjërat nuk do të ishin më njësoj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb