Kiara Tito është një nga fytyrat më të reja të ekranit. Pre zantuesja e re ka arritur menjëherë të fitojë zemrën e audiencës, veçanërisht të bashkëmoshatarëve të saj falë spontanitetit, natyrës së hedhur dhe rebele, por edhe pamjes fizike, që duhet thënë se është për t’u lakmuar. Por, suksesi për Kiaran vetëm sa ka nisur, pasi ajo është një vajzë ambicioze, me pasione dhe dëshirë për të tentuar më shumë se kaq. Në këtë intervistë për “VIP Pages”, Kiara na tregon se nuk do ishte aspak çudi që në të ardhmen ta shohim në rolin e këngëtares, ndërsa si modele, ajo e ka provuar veten edhe më parë.

Kiara, prej disa muajsh tashmë je një nga fytyrat më të reja të ekranit. Si ndjehesh për këtë? Ka qenë pasion i hershëm?
Bota e spektaklit ka qenë gjithmonë një pasion, që në vogëli. Më kujtohet kur isha 6 vjeçe dhe organizoja ‘Miss Lagjja’ me shoqet dhe i prezantoja vetë (qesh). Mendoj se pasioni për një profesion të caktuar në shumicën e rasteve lind me njeriun.

Pse televizioni? Çfarë të tërheq prej tij?
Në qoftë se do më thoshin do të vazhdosh për një kohë të gjatë të grimohesh, të vishesh, të prezantosh para një publiku, t’u falësh buzëqeshje sa herë të të shohin, është diçka që nuk ka për të më lodhur kurrë, prandaj zgjedh televizionin.

Deri ku shkon ambicia jote? Cilat janë ëndrrat e së ardhmes?
Ambicia është e madhe, por momentalisht dua të fokusohem tek ajo që bëj.

Je një ndër më të preferuarat e audiencës. Çfarë beson se të bën kaq të veçantë?
Vërtet?! Më bëhet shumë qejfi që dëgjoj këto fjalë. Nuk e di, këtë pres të ma thotë publiku.

Nëse do të të jepej mundësia, çfarë do ndryshoje nga ekrani shqiptar?
Do të doja të shihja më shumë emisione për të rinj, se na veli politike (qesh). Bën pjesë në një gjeneratë të re moderatorësh.

Cili është modeli që ndjek dhe koncepti yt për televizionin?
Modeli më i mirë i prezantimit dhe ajo çka do të sjellim ne në televizion është që qejfin dhe gallatat që ne të rinjtë bëjmë me njëritjetrin në jetën e përditshme jashtë kamerave, ta përcjellim edhe në ekran, duke qenë vetvetja 100%. Ky është modeli që ndjek dhe koncepti im për televizionin.

Ke pasur më herët përvoja?
Cilat kanë qenë ato? Kam pasur edhe përvoja të tjera. Kur isha 13 vjeç fillova të merrja pjesë në shumë konkurse bukurie në Itali, aty ku kam jetuar për disa vite, por ndryshe nga Leonardo di Caprio, që më në fund e mori një Oscar, unë nuk e mora kurrë kurorën e ‘Miss’-it (qesh). Më pas u ktheva në Shqipëri dhe u mora me modeling për 2 vite, nga modelingu kalova në ekran si velinë, gjë që më ndihmoi të vazhdoja më tej me karrierën televizive.

Çfarë do të thotë për të rinjtë sot të jesh “cool”?
Të kesh karakter të veçantë si në Gerilina Kodheli personalitet, ashtu edhe në veshje. Dhe të jesh sa më mendjehapur.

Si të bën të ndjehesh fama dhe vëmendja?
Nuk më bezdis. Meshkujt të komplimentojnë me siguri për pamjen.

Cili është komenti më i veçantë që ke marrë nga ata?
Më shumë më ngelin në mendje kritikat të them të drejtën. Sidomos ne femrave… (qesh).

Beson se sot xhelozia është më e theksuar te moshatarët e tua? Ndjen xhelozi për suksesin tënd?
Ekziston dhe nuk ka moshë, por xhelozia duhet parë ndonjëherë në aspektin pozitiv, mund të kthehet edhe në ambicie për të përmirësuar veten. Të gjithë ata që të ndjekin, me siguri duan të dinë më shumë për jetën tënde jashtë ekranit.

Veç punës në “Select”, cilat janë impenjimet dhe pasionet e tua? Më pëlqen të kërcej. Të dashur? Ke një djalë përkrah?
Jo.

Mendon se janë më të frytshme lidhjet me meshkuj të famshëm, apo ato me djem të zakonshëm?
Nuk ka lidhje, e rëndësishmja është të jetë mashkull në kuptimin e plotë të fjalës.

Cili është propozimi më i çuditshëm që ke marrë nga një djalë gjatë kësaj kohe?
Të them të drejtën, nuk më ka propozuar asnjë deri tani (qesh).

Jeni katër prezantues të rinj, që jeni bërë pjesë e “Select”. Ndjeheni në garë mes jush?
Jo, aspak! Të gjithë jemi shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Unë, Liesa, Misheli dhe Arditi jemi 4-shja fantastike dhe e plotësojmë shumë mirë njëri-tjetrin. I përshëndes!

Ke menduar ndonjëherë të bësh një karrierë paralele edhe në fusha të tjera të artit, si muzika, apo modelingu?
Modelingun e kam bërë, por mund të them që jam tip që më pëlqen të tentoj gjithçka.

Kulmi i suksesit për ty është….?
Nuk ka kulm për mua. Përveç faktit që të ndjehesh e arrirë me veten dhe me punën që bën.

Një këshillë për të rinjtë që duan të bëhen të famshëm?
Këmbëngulje dhe disa followers më shumë në “Instagram” (qesh).
(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: