Sipas asaj që raporton “Kicker”, Klubi gjerman i Wolfsburg, që drejtohet nga tekniku Ralf Hazenutëll, po kërkon të forcojë repartin offensiv dhe emri që spikat orët e fundit është ai i futbollsitit të kombëtares tonë Armando Broja.
Do të jetë shumë e vështirë për skuadrën gjermane të mposht konkurrencën e skuadrave të mëdha, të cilat janë vënë në kërkim të Brojës, si Milan apo edhe Everton në Premier League. Megjithatë sipas asaj që raporton Kicker, Wolfsburg e ka një avantazh: Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili aktualisht është duke zhvilluar përgatitjet me ekipin përfaqësues në Gjermani në kuadër të Europianit, njihet shumë mirë nga trajneri i ri i Volfsburgut, Ralf Hazenutëll. Në sezonin 2021-2022, kur Broja ishte te Sauthemptoni pati një shpërthim gjatë kampionatit, duke shënuar 9 gola në 38 ndeshje të Premier Ligës, si i huazuar nga Çelsi, por në drejtimin e Hazenutëll që tashmë kërkon që ta marrë 22-vjeçarin në Gjermani.

Në atë kohë, austriaku ishte i lidhur shumë me Brojën dhe kërkonte që ta blinte, por kjo nuk u realizua.
Në ditët në vijim, pritet të ketë zhvillime të reja sa i përket sulmuesit tonë, i cili me shumë gjasa me përfundimin e aventurës me Shqipërinë në Euro 2024, do të vendosë përfundimisht të ardhmen e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: