Një “like”, një pëlqim i thjeshtë në rrjetet sociale që Xhorxho Kielini i ka bërë Mauro Ikardit, ka bërë që të shpërthejnë thashethemet dhe të dendësohet edhe më shumë tymnaja që ka përfshirë javët e fundit sulmuesin argjentinas të ekipit milanez.

Kjo edhe sepse nga të gjithë shokët zikaltër të ekipit, sipas asaj që raporton ditën e sotme “Gazzetta Dello Sport”, figuron vetëm pëlqimi i ganezit Kuaduo Azamoah.

Sigurisht që një “më pëlqen” nuk ndryshon asgjë nga milionat që merr sulmuesi argjentinas, por është e qartë se gjesti i mbrojtësit 34-vjeçar të Juventusit nuk është i pari kundrejt Ikardit. Klubi zikaltër është bezdisur shumë, por Kielini, “fans” i sulmuesit, tashmë klikun e tij e ka bërë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb