Të paktën tre persona, duke përfshirë një vajzë pesë vjeç dhe babain e saj, janë vrarë në një sulm me dron rus në Kiev.
Administrata ushtarake e Kievit tha se tre persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën. Forcat ruse sulmuan Ukrainën mbrëmë me një rekord prej 122 drone kamikaze të tipit Shahed, tha Forcat Ajrore të Kievit në Telegram, duke shtuar se 97 prej tyre u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e vendit.
Mjetet ajrore pa pilot të shkatërruara u kapën në jug, veri, perëndim dhe qendër të vendit.Për më tepër, 25 dronë mashtrues armik ranë në zona të hapura. Sulmi goditi rajonet e Kievit, Kharkiv, Sumy, Chernigov, Odessa dhe Donetsk.
(Balkan Web)