Qeveria ukrainase ka ndaluar të gjitha fluturimet drejt Rusisë- edhe ato jo të linjës, të cilat janë ndërprerë- pas vizitën në Moskë të kandidatit presidencial Yuri Boiko dhe të presidentit të Këshillit politik të partisë ‘Platforma e opozitës-Për jetën’ Viktor Medvedchuk.

Lëvizja është bërë nga ministri i brendshëm ukrainas. Ministri i brendshëm Arsen Avakov ka pranuar që të dy pjesëtarët e opozitës ‘kanë përdorur një ‘shteg’ në legjislacionin ukrainas’ për të marrë një avion që shkonte drejt Moskës, duke shtuar që ministria ka bërë modifikime në legjislacion së fundmi ‘duke e bërë kështu të pamundur fluturimin e linjës mes Ukrainës dhe vendit agresor’.

Avakov ka pranuar edhe që ky vendim nuk do të aplikohet për fluturimet e organizuara nga organizatat ndërkombëtare si OSBE, Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Lajmin e bëjnë të ditur mediat ruse dhe ukrainase.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb