Rusia sulmoi Ukrainën me 78 dronë luftarakë të prodhuar nga Irani gjatë natës, thanë sot Forcat Ajrore të Ukrainës, duke shtuar se mbrojtja ajrore ishte në gjendje të shkatërronte 60 prej tyre.

“15 të tjerë u larguan nga kursi nga sistemet e luftës elektronike, ndërsa dy dronë “u kthyen” në Rusi dhe një prej tyre fluturoi në hapësirën ajrore të Bjellorusisë”, sipas forcave ajrore në Telegram.

Një raketë Iskander u lëshua gjithashtu nga gadishulli i Krimesë i pushtuar nga Rusia. Nuk pati raportime për dëme apo viktima pas sulmit.

Një paralajmërim për sulm ajror ishte vendosur në Kiev për nëntë orë gjatë natës për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm me dron.

Ukraina ka më shumë se dy vjet e gjysmë që po mbrohet nga pushtimi rus. Kievi u ka kërkuar vazhdimisht aleatëve të tij perëndimorë që të furnizojnë vendin me sisteme shtesë moderne ajrore për të mbrojtur qytetet e Ukrainës.

Një sulm shkatërrues rus në qytetin qendror, Poltava shkaktoi të martën vdekjen e më shumë se 50 personave dhe plagosjen e rreth 270 të tjerë.

Një akademi ushtarake dhe një spital u goditën në një nga sulmet më vdekjeprurëse të luftës deri më tani. Gjithashtu, shtatë persona u vranë të mërkurën në Lviv, në perëndim të Ukrainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: