Qeveria konservatore e Kilit ftoi sot opozitën për një takim të ri, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike konsensuale për krizën sociale që ka goditur vendin që prej dy javësh, por pa bindur të majtën ta mbështesë.

Drejtuesi i Partisë Socialiste, Alvaro Elizalde, partia kryesore e opozitës, konfirmoi në në përfundim të takimit se qeveria nuk ishte e gatshme për të dëgjuar kërkesat e qytetarëve.

Kreu i Partisë për Demokracinë (PPD), i qendrës së majtë, Heraldo Munoz deklaroi se nuk kishte konstatuar për momenti sinjale të qarta në favor t ënjë dialogu.

Presidenti, Sebastian Pinera, i cili duket i pafusqishëm për të frenuar protestën pavarësisht njoftimit për një sërë masash sociale, është përpjekur të mbledhë të gjitha partitë tre ditë pas fillimit të protestave më 18 tetor, nisur si pasojë e rritjes së çmimit të biletave të metrosë në kryeqytet.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb