Kilin Mbape është lojtari më i vlefshëm në treg dhe këtë vlerësim e bën CIES, Observatori Ndërkombëtar i Studimeve në Sport. Sipas algoritmit të përdorur nga CIES, Kilian Mbape vlen plot 252 milionë euro, më shumë se çdo lojtar tjetër në planet. I dyti është Momo Salah me 219 milionë euro dhe e mbyll podiumin Rahim Sterling me 208 milionë.

Në vendin e katërt gjendet një nga emrat më të mëdhenj të historisë së futbollit, Lionel Mesi, që vlen 167 milionë euro, shumë i shkëputur nga rivali i tij i përjetshëm, Kristiano Ronaldo, që me 118 milionë eurot sipas CIES, është vetëm i 20-ti në listë. CIES vendos në një algoritëm të dhënat më të rëndësishme, sim osha, kontrata, pozicioni, minutat e luajtura, golat, statusi në Kombëtare, rezultatet e skuadrës etj., për të publikuar listën e mëposhtme:

Cies
Cies

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: