SHBA- E çuditshme, gjeniale apo e çmendur? Bëhet fjalë për Kim Anami, e cilësuar si kampionia e vaginës kung fu. Bëhet fjalë për një disiplinë sportive, që për momentin nuk është aq e njohur, por që trajneria seksi amerikane po përpiqet ta përhapë në të gjithë botën.

Për çfarë bëhet fjalë? Është e thjeshtë. Atletja ngre objekte me peshë të ndryshme me anë të organit të saj seksual, (vaginës).

Falë një mekanizmi të përbërë nga një top dhe një zinxhir me ganxhë, Kim arrin të ngrejë me anë të vaginës një tufë me banane, fruta të ndryshme, arrë kokosi, deri tek një çmim Oscar apo tavolinë sërfi.

Fotot e performancës së saj mund ti gjeni në Instagram, ndërsa ajo vetë beson se po bën diçka serioze.

Kim Anami ka deklaruar se të kesh një vaginë të fortë dhe të stërvitur sjell mjaft benefite për shëndetin psikofizik dhe seksual.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: