Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un i ka dërguar një letër presidentit amerikan Donald ku kërkon të organizojë një takim të ri pas atij të qershorit në Singapor, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Sekretarja për mediat e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders tha se bisedimet për një takim të dytë mes dy liderëve janë tashmë në rrugë, megjithëse nuk ka ende vendime për kohën apo vendin e takimit.

“Presidenti ka marrë një letër nga Kim Jong Un. Është letër shumë e ngrohtë dhe pozitive”, tha Senders, duke shtuar se Shtëpia e Bardhë nuk ka ndërmend të publikojë letrën e plotë pa miratimin e Kim Jong.

Marrëdhëniet mes Washingtoni dhe Pyongyang kanë qenë të nxehta dhe të ftohta këto muaj pas samitit Trump-Kim, shkruan The Washington Post.

Trump në fund të muajit të kaluar, papritmas bëri thirrje për një udhëtim të planifikuar në Korenë e Veriut nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, duke përmendur mungesën e “përparimit të mjaftueshëm në lidhje me denuklearizimin e gadishullit Korean” dhe duke akuzuar Kinën për ndërhyrje.

Por të dielën, Trump u shfaqe me mendime ndryshe. Në një Twitter, ai falënderoi Kim për mosparaqitjen e raketave bërthamore në një paradë ushtarake të Koresë së Veriut që shënonte 70-vjetorin e themelimit të saj, një veprim që ai e përshkroi si “një hap të madh dhe shumë pozitiv”.
“Nuk ka asgjë si dialogu i mirë nga dy njerëz që pëlqejnë njëri-tjetrin”, deklaroi ai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb