“Hani mish qeni, është një ‘superushqim”. Ky është apeli që diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un u ka bërë qytetarëve, të cilët përballen me varfëri të skajshme dhe shpesh nuk kanë me çfarë të ushqehen.

Diktatori thekson se mishi i qenit ka më shumë vitamina se pula, derri apo rosa. Madje sipas tij, nëse qentë vriten duke i goditur me shkop, mishi i tyre do të jetë akoma më i shijshëm.

Për ti bindur koreanoveriorët që të ushqehen me mish qeni, Kim Jong-un ka nisur një ‘bombardim’ të vërtetë mediatik. Reklamat e shumta flasin për të mirat që i sjell organizmit konsumimi i mishit të qenit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb