Lideri koreanoverior, Kim Jong Un ka një tërheqje të dokumentuar mirë ndaj automjeteve “Mercedes” limuzinë, një tërheqje të cilën e ndan me babain e tij Kim Jong Il dhe gjyshin Kim Il Sung.

Sot nuk ishte ndryshe pasi Kim zbriti nga treni që udhëtoi për rreth 4 000 kilometra mes Kinës deri në qyetetin kufitar vietnamez të Dong Dang dhe hipi në një limuzinë të blinduar të tipit “S600 Pullman Guard” që do e dërgojë atë në samitin me presidentin amerikan, Donald Trump në Hanoi.

Modelet “Mercedes Guard” përdoren zakonisht nga qeveritarët në të gjithë botën.

Media vietnameze raportoi se Kim e kishte sjellë automjetin me vete që nga Koreja e Veriut, që mund të përbëjë një shkelje të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara që ndalojnë tregtimin e produkteve lukzoe koreanoveriore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb