Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un paralajmëroi sërish se ai mund të përdorë armë bërthamore në konflikte të mundshme me Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, pasi i akuzoi këto dy shtete për provokim të Koresë së Veriut dhe rritje të armiqësive në Gadishullin Korean, njoftuan mediat shtetërore të martën.

Kim ka lëshuar shumë herë kërcënime të ngjashme për të përdorur armë bërthamore në mënyrë parandaluese, raporton AP.

Në një fjalim të hënën në një universitet me emrin e tij, Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare Kim Jong Un, ai ka thënë se Koreja e Veriut “do të përdorë pa hezitim të gjitha aftësitë e saj sulmuese kundër armiqve të saj” “nëse ata përpiqen të përdorin forcat e armatosura” kundër Koresë së Veriut, sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut.

“Përdorimi i armëve bërthamore nuk përjashtohet në këtë rast”, ka deklaruar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: