Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha se është i përkushtuar ndaj denuklearizimit, por paralajmëroi se do të ndryshojë qendrim nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë me sanksionet ndaj vendit te tij. Ai i bëri komentet gjatë adresimit për Vitin e Ri. Kim Jong Un e ka takuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në muajin qershor në Singapor, ku dhe ka beret e qarta synimet per heqjen dore nga armet berthamore, por pa dhënë detaje se si dhe kur do të ndodhë procesi.


“Koreja e Veriut mund të zgjedhë rrugë të re në marrëdhëniet me SHBA-në, nëse ajo nuk e mban premtimin e saj të dhënë përpara gjithë botës dhe insiston në sanksione dhe presion mbi republikën tonë”, tha lideri i Korese komuniste. Ai po ashtu tha se është i gatshëm të takojë përsëri Trumpin. Adresimi i Vitit të Ri është një traditë që Kim Jong Un e ka marrë nga gjyshi i tij, themeluesi i vendit komunist, Kim Il-sung.


Fjalimi synon kryesisht një audiencë të brendshme dhe përqendrohet te ekonomia.


(BalkanWeb)