Lideri suprem verikorean thuhet se udhëton me tualetin e tij, pasi “mbetjet mund të përmbajnë informacione mbi gjendjen e tij shëndetësore”.

Për Kim Jong-Un dihet shumë pak dhe ky fakt mund të jetë befasues. Ai asnjëherë nuk përdor tualetin publik, por atë personal për të parandaluar që “feçet e tij të mos bien në duar të gabuara”.

Li Jun Keol, i cili punoi në Komandën e Gardës së Koresë së Veriut deri në vitin 2005, i tha Washington Post se “mbetjet e liderit verikorean përmbajnë informacione mbi gjendjen e tij shëndetësore, kështu që e tëra duhet të mbetet sekret.”

Kjo në fakt është një lloj paranoje që mund ta pritni nga një njeri udhëheqës i edukuar që nga fëmijëria për të drejtuar “mbretërinë e shkretëtirës” përgjithmonë i rrethuar nga armiqtë, transmeton KosovaPress.

Por, si do të mundej një spiun i shkathët të zbulojë informacionet nga mostrat e feçeve të Kim Jong-Un?

Mbetjet e vjedhura të liderit suprem nuk do të zbulojnë asnjë sekret shtetëror, thotë Colleene Kelly, gastroenterologe dhe eksperte për mikrobiologji nga Shoqata Amerikane e Gastroenterologëve.

“Por, ato tregojnë disa gjëra rreth shëndetit të përgjithshëm të Kim”, shton ajo.

Kelly shpjegon se fekalet njerëzore janë 75 për qind ujë, një e katërta tjetër e mbetur janë materie solide, kryesisht bakteret dhe ushqimet të patretshme.

Shumica e njerëzve hedhin rreth 120 gram feçe në ditë. Ushqimi i pasur me fibra do të thotë më shumë substanca të patretura- njerëzit që ushqehen me fibra mund të prodhojnë tri herë më shumë feçe se mesatarja.

“Duke parë feçet e dikujt, mund të merrni një pamje mjaft të mirë të përmbajtjes së fibrave nga dieta e tij”, thotë Kelly për Tonic.Vice.com.

Ky nuk është pikërisht një zbulim i madh. Gjetja e gjakut në feçe, nga ana tjetër, do të thoshte gjakderdhje e brendshme – një problem i vërtetë shëndetësor.

“Nëse shihni gjak, kjo nuk është normale. Asnjëherë mos e injoroni gjakun në feçet tuaja,” porosit Kelly.

Ajo përmend se kohëve të fundit ka rritje të rasteve me kancer në zorrën e trashë, madje edhe në mesin e njerëzve relativisht të rinj, si një arsye tjetër për gjakderdhjen për t’u kuptuar seriozisht.

Tekstura mund të zbulojë disa gjëra për sistemin e tretjes. Një lëndë solide e feçeve sugjeron kapsllëk, ndërsa një lëndë e lëngshme tregon një kalim më të shpejtë në trup. Pjesët e ushqimit mund të tregojnë një lloj diete, ashtu si ndryshimi i ngjyrës. Karota, për shembull, mund të çojë në një mostër të kuqërremtë, për shembull, ndërsa rrushi ndikon që feçet të marrin ngjyrën e zezë.

“Të gjitha këto variacione janë normale,” thotë Kelly.

Kur shkojnë përtej një inspektimi të rregullt vizual, analistët mund të fillojnë të studiojnë bakteret në feçet e Kim për të fituar imazhin e asaj që është në barkun e tij – në mikrobiologjinë e tij. Kur mikrobiomi është i dëmtuar, duke vuajtur nga një shumëllojshmëri e mangësive bakteriale, shkencëtarët e quajnë disbiosis dhe lidhet me një sërë kushtesh shëndetësore. Në rastin e Kim, ndoshta nga feçet e tij mund të zbuloni se është i trashë, thotë Kelly, pasi ajo ka të bëjë me disbiosis.

Edhe një herë, kjo nuk zbulon diçka që spiunët nuk e njohin. Por mikrobiomi i tij mund të tregojë gjithashtu hipertension, diabet, sëmundje autoimune ose ndonjë nga listat e gjata të sëmundjeve që lidhen me disbiosis.

“Ju nuk duhet të diagnostikoni ndonjë nga këto sëmundje individuale duke shikuar në feçet e dikujt, por këto forma bakteriale mund të tregojnë një gjendje kronike. Mund të zbuloni nëse ushqimi është i bazuar në bimë apo mish. Mund të konkludoni se udhëheqësi suprem Kim Jong-Un është duhanpirës”, shprehet ajo.

Në një kuptim më serioz, zbulimi i ADN-së të kancerit në feçet e Kim mund të tregojë rritjen e polipeve ose kancerin e zorrës së trashë.

Në të kaluarën Josif Stalini thuhet se kishte vjedhur feçet dhe urinën e liderëve botërorë përmes tualeteve të veçanta.

Edhe Mao Cedung, udhëheqës kinez, thuhet se kishte ngrënë, pirë dhe pa vetëdije ua kishte dhënën feçet për analiza ekspertëve sovjetikë. Më vonë, agjentët e CIA-s dhe MI-6 britanik pretendohej se donin të merrnin një mostër të Mikhail Gorbachevit, ish-presidenti i BRSS-së.

Ndryshe, Kelly punon në Regjistrin Kombëtar të Mikrobiotransplantimit Fekal pranë Shoqatës Amerikane të Gastroenterologëve, për studimin afatgjatë të pacientëve që kanë pasur FMT- transplantim fekal për të ndryshuar mikrobiomin e tyre.

Këta studiues duan të dinë: a ka ndonjë efekt të fshehur të ndryshimeve bakteriale në stomak? Nëse një pacient i dobët që merr një transplantim nga donatori me mbipeshë, për shembull, kjo çon në rritjen e kaliumit, apo anasjelltas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb