Kim Kardashian ka ndarë një postim emocional në Instagram, duke reflektuar mbi aspektet e gëzimit dhe dhimbjes që vijnë me mëmësinë.
Në një moment melankolik, influencuesja dhe biznesmenia 44-vjeçare shpërndau një citat që e preku shumë ndjekësit e saj.
Nëna e katër fëmijëve North, 11 vjeçe, Saint, 8 vjeç, Chicago, 7 vjeçe dhe Psalm, 5 vjeç – ndau një mesazh të thellë, duke shkruar: “Pjesa e trishtuar e mëmësisë është se po rrit një person që, një ditë, do të jetë në gjendje të jetojë pa ty”, shkruan DailyMail.
Ajo nuk e atribuoi citatin te ndonjë autor të caktuar, por fjalët reflektuan mbi vështirësitë dhe sfidat e rritjes së fëmijëve, si dhe lidhjen e fortë mes nënës dhe fëmijëve.
Postimi erdhi në një moment kur një burim i afërt me familjen Kardashian zbuloi se Kanye West, ish-bashkëshorti i Kim, fatkeqësisht nuk është shumë pranë fëmijëve të tij.