Kim Kardashian ka kërkuar ndihmën e fallxhores së famshme Theresa Caputo. Në profilin e saj Instagram Kardashian dha lajmin për seancën me 52-vjeçaren, e cila u bë e njohur përmes emisionit Long Island Medium.


“Ëndrrat vërtetë realizohen”, ka shkruar ylli i reality show amerikan 38-vjeçar në fotografinë ku pozon me fallxhoren dhe shtoi se mezi po priste t’ua tregonte fansave detajet e takimit.


Gjithashtu, Kim në Twitter e lavdëroi 52-vjeçaren fallxhore, duke e quajtur shoqërimin me të një ‘përvojë të pabesueshme’.


(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri