Përdoruesit e rrjeteve sociale e kritikuan Kim Kardashian për paraqitjen në të kuqe, jo një herë, por dy herë, gjatë dasmës treditore të trashëgimtarit indian, Anant Ambani me Radhika Merchant në Mumbai.

Fansat thonë se ngjyra e kuqe zakonisht është rezervuar për nuset indiane.

Kardashian, 43 vjeçe, u shfaq me dy veshje të ndryshme me ngjyrë të kuqe, një gjatë ceremonisë të së premtes dhe një tjetër në eventin e së dielës.

Ajo ishte e mbushur me bizhuteri të llojllojshme përfshirë: diamante, smerald dhe një zinxhir masiv diamanti 70 karatësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: