San Valentino është shumë pranë dhe Kim Kardashian e feston sipas mënyrës së saj, me disa foto pikante të publikuara në Instagram.

Ylli në rrjetet sociale shfaqet joshëse përpara objektivit të kamerave, me veshje por edhe me bikini, me qëllimin për të promovuar parfumin e saj të ri të prodhuar nga brandi, që do të dalë në treg pikërisht ditën e të dashuruarve.

E gjitha bionde, Kim Kardashian është shfaqur në poza super seksi, duke treguar të gjitha format e saj, ashtu si shpesh i pëlqen të bëjë.
Por kjo fushatë në rrjetet sociale nuk është e vetmja armë për të nxjerrë parfumin e ri.

Kim i ka dërguar nga një shishe mikeshave të saj vip si Chloe Grace Moretz dhe Taylor Swift dhe këtë e ka treguar edhe në rrjetet sociale.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb