SHBA

Kim Kardashian zbulon të rejat e fundit që kanë të bëjnë me të. Nëna e tre fëmijëve në intervistën e saj të fundit për revistën Vogue tregoi se po studion për t’u bërë avokate.

Ndonëse nuk ka ndjekur një Fakultet Drejtësie, ajo është gati që të realizojë ëndrrën nëpërmjet një rruge alternative. Në Californi ekziston një mënyrë tjetër për të marrë titullin avokat që konsiston në studimin e ligjit nën udhëzimin e një avokati tjetër a gjykatësi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Vitin e parë duhet të studioj tre lëndë: drejtësinë kriminale, kontratat dhe dëmshpërblimet,” thotë ajo. Verën e këtij viti do të japë provimet e saj të para dhe nëse i kalon, do të lejohet të studiojë edhe për tre vite të tjera.

Kim është angazhuar përgjatë vitit që shkoi me reformimin e drejtësisë kriminale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kujtojmë rastin e 63-vjecares Alice Marie Johnson, e cila u dënua me burg të përjetshëm për trafikim droge kur ishte në të njëzetat e saj. Pasi 21 vitesh në burg, falë angazhimit të Kim, Trump ia fali pjesën e mbetur të dënimit.

Kim u prek aq shumë sa i kërkoi avokates së saj, Shaën Holley, t’i hidhte një sy rastit, si dhe vendosi të paguajë për të një ekip të ri ligjor, që të kujdesej për mbrojtjen e gruas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb