SHBA- Nëse do të kishte një çmim për femrën që mban këpucët me takat më të vështira, atëherë Kim Kardashian do të ishte fituesja. Edhe pse 7-muaj shtatzanë ajo nuk rresht së befasuari me sandalet që zgjedh të veshë.

Në fotot e shkrepura nga paparazzi i Dailymail, Kardashian rrezikon teksa ecën, pasi të dyja takat i shtrembohen dhe është fat që nuk u rrëzua. Me sa duket ashtu si edhe në shtatzëninë e parë ajo nuk heq dorë nga këpucët e papërshtatshme dhe veshjet e ngushta.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: