Kim Kardashian dhe Kanye West kanë punësuar një skuadër private të zjarrfikëseve që t’i mbrojnë shtëpinë e tyre dhe të fqinjëve nga flakët që po përhapen në Kaliforni.

Kim dhe Kanye kërkojnë që vila e tyre 47 milionë dollarëshe të mos preket dhe të mos digjet. Prindërit e tre fëmijëve jetojnë në fund të rrugës, ngjitur me një fushë që mund të marrë flakë shpejt.

Fqinjët kanë njoftuar se shtëpia e tyre nuk është djegur aspak. Në ditën kur doli lajmi për flakët në Kaliforni, Kim tha se është larguar së bashku me familjen për të shkuar në një vend më të sigurtë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb