SHBA

Kim Kardashian ka bërë vizitën e radhës në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë ditës së enjte, 38-vjeçarja është parë sërish në Washington.
Derisa e ka vizituar disa herë presidentin Donald Trump në kohët e fundit, kësaj radhe, ajo kishte marrë me vete edhe vajzën gjashtëvjeçare, North.

Spl5105991 017
Spl5105991 017

Për këtë rast, bukuroshja ishte kujdesur edhe për paraqitjen e saj duke zgjedhur një kostum bezhë për t’u dukur më serioze.
Nuk dihet me saktësi për vizitën e Kim në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa TMZ raporton se takimi me presidentin Trump ka pasur të bëjë me reformën në drejtësi.

Një tjetër arsye e kësaj vizite ishte çështja e burgosjes së A$AP Rocky në Suedi, për të cilin Kardashian dhe bashkëshorti i saj, Kanye West, kanë lobuar te Trump që ai të ndërhyjë për lirimin e reperit 30-vjeçar.

(BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: