SHBA

Kim Kardashian është një ndër femrat më të famshme në botë. Ajo komentohet shpesh për format e saj seksi. Kardashian janë ndër familjet më të famshme në SHBA dhe çdo detaj që lidhet tërheq vëmendjen.

“Unë e kujtoj shumë mirë këtë ditë. Isha duke qëndruar me gjyshen dhe gjyshin tim në San Diego dhe ajo ma mori këtë fustan nga dyqani i saj i veshjeve për fëmijë. Më pas më bënë një foto sepse kjo është ajo që bëjnë gjyshërit” –shkruan Kim Kardashian.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë që pak kohë më parë mediat amerikane publikuan lajmin se Kim Kardashian do të bëhet nënë për herë të katërt. Duket se tre nuk kanë qenë mjaftueshëm për show girl-en amerikane dhe bashkëshortin e saj, Kanye West.

Ata kanë tre fëmijë, North, Saint dhe Chicagodhe janë sërish në pritje për herë të katërt. Ashtu si Chicago, edhe ky fëmijë do të lindë nga një nënë surrogate (zëvendësuese). Kim ka folur edhe më herët në lidhje me këtë vendim për ta shtuar akoma familjen e saj, por gjithashtu pranoi se ishte e vështirë që ta bënte këtë natyralisht.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb