Ajo u bë e famshme nga rrjetet sociale ku ajo ka mijëra ndjekës.

Anastasia Kvitko, njihet ne Instagram me nofken ‘Kim Kardashiani rus’ dhe tani kërkon të kapërcejë nga fama e rrjeteve sociale në atë reale.

Modelja ruse ka zgjedhur pikërisht javën e modës në New York për të publikuar linjën e vet të kostumeve të plazhit për femra.

Vetë 22-vjeçarja, që aktivitetin e saj e ushtron në Shtetet e Bashkuara thotë se nuk i pëlqen ta krahasojnë me Kim Kardashian dhe zotohet se linjat që ka janë krejtësisht dhuratë e natyrës.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: