Kimm Rossi Stuart dhe bashkëshortja e tij Ilaria Spada janë bërë sërish prindër.
Katër muaj nga martesa e tyre sekrete, çifti i aktorëve ka festuar mbërritjen e fëmijës së tyre të dytë, pas Ettore, 7 vjeç.

E përjavshmja ‘Chi’ ka fotografuar familjen teksa dilte nga klinika në Romë në të cilën bebja ka ardhur në jetë në 23 korrik.
Babai mban në krah të voglin, ndërsa mami Ilaria shfaqet gjithë shkëlqim me fustan me lule.

Për Kim dhe Ilarian privatësia e tyre është shumë e rëndësishme. Ata u martuan larg syve të mediave dhe kanë mbajtur shumë të fshehtë shtatzëninë.

Për muaj të tërë qarkullonin zëra për shtatzëninë, por konfirmimi erdhi vetëm disa ditë para lindjes.
Për të porsalindurin dihet vetëm që është djalë, ndërsa emri i tij nuk është zbuluar ende.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb