Juventusi vazhdon me fitoret në Seria A, edhe pa Ronaldon në fushë. Ditën e sotme, në transfertë ndaj Kaljarit, ekipi i Alegrit fitoi pastër me shifrat 0-2, takim i vlefshëm për javën e 30-të.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 22-të nga Leonardo Bonuçi, i cili shënoi me kokë nga një goditje këndi, pas harkimit perfekt të Federiko Bernardeskit.

Përballja vijoi e qetë, por rastet e veta i kishte edhe Kaljari, me Barelën apo Pavoletin, ndërkohë që për të vënë në kasafortë 3 pikët e radhës, mendoi sërish talenti që po i bën të gjithë të ëndërrojnë, Moise Kin.

Sulmuesi me origjinë nga Bregu i Fildishtë, shënoi në minutën e 85-të, pas një pasimi të përkryer nga Bentankur nga krahu i djathtë. Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 81 pikëve, plot 18 më shumë se Napoli, që nesër luan ndaj Empolit në transfertë.

/Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: