Kina akuzoi SHBA se ka ndërmarrë një provokim ushtarak serioz, duke dërguar avionë B-52 për të fluturuar në hapësirën mbi ishujt artificialë kinezë në Detin e Kinës Jugore.

Ministria kineze e Mbrojtjes tha sot në një deklaratë se i kishte paralajmëruar avionët që të largoheshin. Ministria tha se veprimi amerikan po çon në një militarizim të gjendjes mes dy vendeve.

Kina ka deklaruar sovranitetin mbi të gjithë ishujt artificialë që ajo ka ndërtuar në Detin e Kinës Jugore.

Komandanti i marinës amerikane Bill Urban tha se marina ndërmerr rregullisht misione trajnimi në rajon.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: