Shkrimtari kinez-australian, Yang Hengjun, u akuzua për spiunim në Kinë, pasi kaloi disa muaj në paraburgim. Ministria e Jashtme e Australisë tha se qytetari i saj po mbahet në Pekin qysh në janar në “kushte të ashpra”.

“Kemi shqetësime për mirëqenien e Yangut dhe për kushtet në të cilat po mbahet”, tha ministrja e Jashtme e Australisë, Marise Payne. Avokati i Yangut, Rob Stary, tha se aktakuza nuk e saktëson se në emër të kujt dyshohet se ka spiunuar klienti i tij.

“Na është thënë se ka të bëjë me aktivizmin e tij pro demokracisë”, tha avokati. Yang, 53 vjeç, ndiqet shumë në Kinë për shkak të artikujve të tij pro demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Ai është ish-diplomat kinez, i cili është bërë qytetar australian në vitin 2002. Yang është zhdukur në janar pasi ka mbërritur në Guangzhou nga Nju Jorku. /Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb