Presidenti kinez Xi Jinping dërgoi një mesazh bashkëpunimi në Evropë këtë mëngjes , duke mirëpritur kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez në Pekin, teksa bëri thirrje për një front të bashkuar kundër “praktikave të njëanshme të ngacmimit” nga SHBA për shkak të tarifave të Trump .
“Nuk ka fitues në një luftë tarifore,” tha presidenti kinez, i cili i bëri thirrje Bashkimit Evropian të kundërshtojnë së bashku praktikat e ngacmimit të njëanshëm.
Sipas Jinping dalja kundër të gjithë botës do të çonte vetëm në izolacionizëm.
Nga ana e tij, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez mbrojti linjën e afrimit me Pekinin, duke thënë se Spanja e sheh Kinën si një partner të Evropës.
“Ne duam të punojmë për çështje me interes të përbashkët, të promovojmë tregtinë dhe investimet në një mënyrë të ekuilibruar për të përfituar zhvillimin e vendeve tona bazuar në vizionet tona përkatëse dhe duam të krijojmë lidhje më të ngushta midis shoqërive tona,” tha Sanchez.
Udhëheqësi kinez theksoi se kjo ishte vizita e tretë e Sanchez në po aq vite në vendin e tij, duke shtuar se forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në kontekstin aktual global promovon paqen, stabilitetin dhe prosperitetin.
Xi shtoi gjatë takimit të tyre se vendi i tij, ekonomia e dytë më e madhe në botë, synon të ndërtojë një partneritet strategjik më të fokusuar në mënyrë strategjike dhe më dinamike të integruar me Spanjën.
(BalkanWeb)