Kina ka njoftuar se do të ndalojë së lëshuari leje individuale për Tajvanin.


Ministria e këtij shteti për turizëm ka thënë se vendimi i saj, që do të nisë së zbatuari nga dita e enjte, është nxitur nga tensionimet e fundit të situatës.


Udhëtarët nga 47 shtete të botës, duke përfshirë Pekinin dhe Shangain, kanë mundur të vizitojnë këtë vend nga viti 2011.


Mirëpo tensionet me Pekinin janë rritur, pasi ky i fundit konsideron që territori i këtij ishulli i përket Kinës.

Megjithatë, ndalimet e fundit për udhëtim nuk vlejnë për grupet e turistëve.

Një ndalesë e tillë mund të ndikojë me 700,000 vizitorë më pak deri në fund të vitit, ka cituar e përditshmja, South China Morning Post, një pjesëtar të Asociacionit tajvanez për Udhëtim.

Kina ka propozuar që Tajvani të drejtohet sipas modelit “një shtet, dy sisteme”, siç ka ndodhur me Hong Kongun.

Mirëpo presidentja Tsai Ing-wen, që përballet me zgjedhje tjera në janarin e vitit të ardhshëm, ka thënë se pakënaqësitë në rritje në Hong Kong tregojnë se ky model do të ishte dështim.