Serbia njoftoi muajin e kaluar blerjen e dronëve të armatosur nga Kina – e cila është shitja më e madhe ushtarake e Pekinit në Evropë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.


Po ashtu policët kinezë kanë patrulluar rrugët e Beogradit me homologët serbë që nga 18 shtatori. Dronët Pegasus parashikohet të jenë të aftë të qëndrojnë në ajër deri në 12 orë me një rreze veprimi prej 100 kilometrash, duke e vëzhguar pjesën më të madhe të Kosovës fqinje– e cila ka një marrëdhënie të tensionuar me Serbinë.


Nëntë dronët kinezë Wing Loong do t’i dorëzohen Serbisë në gjashtë muajt e ardhshëm. Avioni i pilotuar nga distanca është në shërbim në një numër vendesh aziatike dhe afrikane, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Nigerinë, Pakistanin, Indonezinë, Kazakistanin, Arabinë Saudite, Uzbekistanin dhe Egjiptin, përcjell Alsat-m.


Etiketa: