Futbolli kinez po rritet me hapa gjigand falë investimeve marramendëse që po bëhen kohët e fundit. Si duket nuk mjaftojnë vetëm lojtarët për të arritur aty ku duhet dhe Kina e ka të qartë këtë. Drejtuesit e futbollit atje po mendojnë që objektivi i rradhës në merkato të jenë gjyqtarët dhe emri i parë që synohet nuk është më pak se arbitri më i mirë i kohëve të fundit, Mark Clatemburg.

Anglezi 41-vjeçar nga Consett ka drejtuar në 2016-ën finalet e FA Cup, të Champions League-s dhe Europianit. Pra maksimumin. Këto janë motivet kryesore që Kina kërkon të marrë Clattenburg-un, apo njeriun që është vlerësuar me çmimin e arbitrit më të mirë në botë nga Globe Soccer Aëards.

Nga 2004-ra arbitri i Premier League-s është në qendër të merkatos së “bilbilave”, ashtu si kolegu dhe bashkëkombasi i tij Hoëard Ëebb. Ky i fundit në fakt është mes kandidatëve për të vëzhguar VAR-in (Video Assistant Refeeres) në MLS, kampionati i Amerikës së Veriut.

Nuk mund të jetë çudi një transferim i Clatemburg në kontinentin aziatik, pasi shuma e ofruar pritet të jetë marramendëse, ashtu siç është vepruar në të gjitha rastet deri më tani. Ofertave tunduese nuk kanë mundur t’i shpëtojnë lojtarë me shumë emër ( si Oscar, Hulk, Tevez e të tj) e jo më një arbiter, gjithsesi vendimi i përket vetëm Clatemburg

(e.k.BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb