BOURGET– Një grup prej 20 vendesh, mes të cilave Kina, India dhe Arabia Saudite janë shprehur të kënaqur me projketmarrëveshjen mbi klimen të prezantuar sot nga presidenca franceze e COP21.

“Ne jemi të kënaqur me këtë marrëveshje. Ne mendojmë se është i akuilibruar dhe se kanë marrë parasysh interesat tona”, tha Gurdial Singh Nijar, zëdhënësi i grupit të vendeve në zhvillim të quajtura LMCD.

“India është dakord, Kina është dakord, Arabia Saudite është dakord, frupi i vendeve arabe është dakord”, theksoi ai.

Shqyrtimi i projketmarrëveshjes nga 195 vendet anëtare të konvetës së OKB-së mbi klimën do të zhvillohet sot në një seancë plenare.
(ma.ar/AFP/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: