Presidenti  republikan Donald Trump ka reaguar pasi Kina u përgjigj me tarifa hakmarrëse Amerikës.

“Lëvizja e Kinës ishte e gabuar, e kapi paniku,” tha  Trump , duke komentuar tarifat e vendosura sot nga vendi aziatik.

Pekini reagoi ashpër ndaj tarifave të reja të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump të mërkurën, si pjesë e asaj që ai e quajti “Dita e Çlirimit”, duke shkaktuar kaos në tregjet globale.

Reagimi i Trump ndaj kundërmasave të Kinës: E kanë luajtur gabim, i ka zënë paniku!

Siç njofton Ministria e Financave, Kina po vendos tarifa prej 34% për të gjitha importet e mallrave nga SHBA, duke filluar nga 10 prilli pra po aq sa tarifat reciproke  kundër Trump  që SHBA vendosi dje në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Autoritetet kineze gjithashtu njoftuan se do të vendosin kufizime për eksportin e shtatë llojeve të elementeve të rralla, me forcë të menjëhershme.

Lëvizja e Pekinit erdhi pas njoftimit të Trumpit, i cili shpalli se do të vendosë tarifa 34% për të gjitha importet e mallrave kineze, përveç taksës horizontale 20% që presidenti amerikan ka vendosur këtë vit, duke e rritur ngarkesën totale në 54%, një veprim që mund të ndikojë ndjeshëm në eksportet kineze në SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: