Kina ka kundërshtuar paketën e re të sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë duke i cilësuar si të paligjshme.

“Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë sanksionet pa dallim, të paligjshme dhe të njëanshme”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pekinit, Lin Jian.

Vendi aziatik, i cili krenohet me një miqësi të pakufishme me Rusinë e Vladimir Putinit, premton të mbrojë të drejtat e kompanive dhe qytetarëve kinezë.

Dje SHBA njoftoi një paketë me rreth 300 masa që synojnë njerëz dhe subjekte, produktet ose shërbimet e të cilëve lejojnë Rusinë të bëjë luftë në Ukrainë dhe të anashkalojë sanksionet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: