KINE – Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, Kina lëshoi në hapësirë një satelit për qëllime shkencore që do të studiojë mikrogravitetin dhe jetën në hapësirë.

Satelliti, tip SJ-10, u lëshua nga njësia bazë, një raketë tip ”Long March 2-D” nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve në Jiuquan, në shkretëtirën Gobi, në veriperëndim të Kinës.

Gjatë qëndrimit në hapësirë, sateliti do të kryejë 19 eksperimente përfshirë ato nga fizika fluide mikrogravitacionale, kombustioni mikrogravitacional, materiali hapësinor, efekti radioaktiv hapësinor, efekti biologjik mikrogravitacional dhe bioteknologjia e hapësirës, përpara se të kthehet në Tokë.

Eksperimentet në bordin e satelitit u përzgjodhën nga 200 aplikantë.

“Të gjitha këto eksperimente mbi SJ-10 janë të reja dhe të pakryera më parë, brenda apo jashtë vendit”, deklaroi Hu Wenrui, shefi shkencor i misionit SJ-10.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: