PEKIN-Kina përfundoi ndërtimin e hidroavionit më të madh në botë, pas gati shtatë vitesh pune për modelin AG600 për përdorim në operacionet emergjente.

Ndërtimit i avionit tip AG600, me një gjatësi prej 37 metrash dhe krahë prej 38,8 metrash, me madhësinë e përafërt me një Boeing 737, përfundoi dje në një uzinë në qytetin jugor kinez, Zhuhai. Avioni AG600 është ndërtuar për operacione emergjente dhe shpejtësia maksimale e tij arrin në 500 kilometra në orë.

Distanca maksimale e fluturimit është 4 500 kilometra.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: