Ushtria e Kinës ka nisur një rund të ri lojërash luftarake pranë Tajvanit të hënën, duke thënë se ishte një paralajmërim për “aktet separatiste të forcave të pavarësisë së Tajvanit”.
Tajvani i qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin Kina e sheh si territorin e saj, ka qenë në gatishmëri për më shumë lojëra luftarake, që nga fjalimi i javës së kaluar për ditën kombëtare, i presidentit Lai Ching-te, raporton Reuters.
Fjalimi i Lait u dënua nga Pekini zyrtar pasi ai kishte deklaruar se Kina nuk kishte të drejtë të përfaqësonte Tajvanin edhe pse ai ofroi të bashkëpunonte me Pekinin.
Komanda e Teatrit Lindor të Ushtrisë Kineze ka thënë se stërvitjet “Joint Sword-2024B” po zhvilloheshin në ngushticën e Tajvanit dhe zonat në veri, jug dhe lindje të Tajvanit.